Shqipëri-Gjermani, nënshkruhet marrëveshja me vlerë 41 mln euro

 

marveshje-vashkepunimi-me-gjemanine-5-285x200

Shqipëria dhe Gjermania nënshkruan të martën Protokollin e Bashkëpunimit mes dy vendeve për dyvjeçarin e ardhshëm. Marrëveshja u nënshkrua nga nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ambasadorja e re e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schuetz, dhe përmban një sërë projektesh në fusha të ndryshme.

Marrëveshja parashikon një fond prej 41.4 milionë eurosh, të cilat do të përdoren në zhvillimin e projekteve në fushën e menaxhimit të mbetjeve, në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve dhe fushën e arsimit profesional.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se prioritet do ketë projekti për menaxhimin e mbetjeve të rajonit të Vlorës, për të cilin do të investohen 19.5 milionë euro. Ai gjtihashtu falenderoi palën gjermane për bashkëpunimin e vazhdueshëm gjatë 20 vjetëve të fundit.

Nga ana tjetër ambasadorja gjermane theksoi rolin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit në rajon, si dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në proceset e integrimin në BE.

Pin It