Shampo me sodë buke, zgjidhja e problemit të flokëve tuaj

auto_Images_11435299529

Soda e bukës përveç përdorimit të saj në kuzhinë ka një gamë përdorimesh edhe në pastrim,kozmetikë dhe mjekësi. Flokët kanë nevojë për trajtime të shumta, ndaj dhe soda e bukës është gjetur si një zgjidhje e mirë për to.

Ja përgatitja e një mase :

Përzieni ¼ sodë buke me ¾ ujë. Nëse i keni flokët në gjatësinë e supit, përzieni 2-3 lugë sodë buke me 3 herë më shumë ujë, doza varet nga gjatësia e flokëve tuaj. Përziejni mirë përbërësit sëbashku. Aplikojeni masën e krijuar nga rrënjët deri tek maja dhe lëreni të veprojë për 3 minuta, pastaj lajeni kokën me ujë të ngrohtë.

Masa e përgatitur do të rigjenerojë flokët tuaj, ju jep shkëlqim, redukton zbokthin dhe do të shërbejë si trajtues i tyre.

 

Pin It