Në Kinë të fiksuar pas futbollit, paga të çmendura për lojtarët

jackson-martinez

Paratë nuk janë një problem në Kinë, ku mania më e fundit është blerja e disa prej emrave më të lakuar të futbillit botëror.

Lojtarë që paguhen me miliona euro, jashtë çdo llogjike, çmime marramendëse për të rritur sa më shumë vlerën e futbollit kinez dhe shumë emra të njohur që prej vitesh kanë populluar vendin e dragonjve.

I fundit në radhë është sulmuesi italian Graziano Pelle, i cili për dy vite e gjysmë do të fitojë plot 40 milionë euro.

Sa për të bërë një krahasim, Pelle, një futbollist modest, do të fusë në xhepat e tij 16 milionë euro në sezon, po aq sa Zlatan Ibrahimovic te Manchester United.

Jackson Martinez që u transferua disa muaj më parë nga Atletico Madrid te Guangzhou përfiton 12.5 mln euro në sezon.

Ezequiel Lavezzi, arkëton 13 milionë euro në sezon nga Hebei China Fortune.

Vendin e parë në klasifikimin e goditjeve më të shtrenjta e mban Shanghai SIPG që ka nënshkruar me brazilianin Hulk për 20 milionë euro në sezon.

Të njëjtën shumë arkëton Messi nga kontrata që ka me Barcelonën, çka i bën argjentinasin dhe brazilianin të ngjashëm edhe pse në fushën e lojës, klasi i tyre ndryshon shumë.

Gjithsesi, vendin e parë të klasifikimit botëror të lojtarëve më të paguar e mban një klub europian, ai është Reali i Madridit që i derdh Cristiano Ronaldos në llogarinë e tij çdo vit nga 21 milionë euro.

Pin It