Tatimet, pas 1 gushtit rinis fushata e verifikimit të kuponave dhe kasave

kuponet

Nga data 1 gusht do të fillojë sërish fushata e verifikimit të përdorimit të kuponave tatimorë. Në këtë kontekst ministri i Financave, Arben Ahmetaj zhvilloi të martën një takim me Administratën tatimore dhe median.

Në vijim të luftës ndaj informalitetit Ahmetaj tha se do të verifikohet situata në lidhje me pajisjen me kasa të bizneseve, pasi kjo gjë vijon të jetë problem. Sipas tij objekt kryesor i verifikimeve do të j enë subjektet në zonat turistike.

Më tej Ahmetaj tha se vlera mesatare për kupton ka ardhur në rritje gjatë gjashtë muajve të fundit, duke shtuar se kuponi ndihmon në luftën kundër varfërisë dhe pabarazisë.

“Të adhurat e 6 mujorit të parë të këtij viti rezultojnë 5.8 % më të larta ose 10.6 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2015. Mesatarja e rritjes së të ardhurave për të njëjtën periudhë 6 mujore në tre vitet e fundit është 7.4 % kur për periudhën 2012-2013 ishte rreth 0.6 %”, – deklaroi ministri duke argumentuar shtimin e të ardhurave në buxhet nga deklarimi i kuponave tatimorë.

Po ashtu është rritur edhe numri i bizneseve të rregjistruara, rreth 3 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Javën e ardhshme qeveria do të miratojë draftligjin “Për procedurat tatimore”, i cili parashikon thjeshtime të procedurave tatimore e doganore, bazuar edhe në sugjerimet dhe propozimet e sipërmarrjes.

 

Pin It