Metoda shtëpiake për të pasur ushqime rezistente ndaj kohës

kushine

 

Kuzhina është një nga pjesët më të rëndësishme të shtëpisë. Eshtë e vështirë që ta sjellësh në një formë të rregullt gjithmonë, megjithatë ka disa mënyra sesi ta mbani pastër dhe ushqimet të jenë rezistente ndaj kohës.

Pastrimi i një tigani të djegur:

Soda e bukës mund t’ju ndihmojë për të pastruar tiganin e djegur. Vetëm spërkasni pak sodë buke në me 4-5 lugë çaji kripë. E mbushni me ujë tiganin dhe lereni të qëndrojë gjatë natës. Lajeni atë një ditë më pas.

Hedhja e kripës me lehtësi në ushqim:

Vendosni disa kokrra orizi në kripë. Ato thithin lagështinë dhe mundësojnë kalimin e  kripës me lehtësi nga kriporja në ushqim.

Kthimi i mjaltit të ngrirë në ngjyrën e saj natyrore:

Vendosni kavanozin e mjaltit në ujë të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë derisa të kthehet në ngjyrën e tij natyrore.

Parandalimi i tharjes së djathit:

Lyeni djathin me vaj ose gjalpë për të parandaluar tharjen e tij  dhe të çarat e thella. Gjalpi duhet të hyjë thellë në të çarat e djathit.

 

 

 

 

 

Pin It