Masat që duhet të merrni për fëmijët kur zgjidhni pushimet në mal

jessecunningham_DeuterJPMA_header-1

Kur mendojmë pushimet, deti dhe mali janë dy vendet që na vinë në mendje. Pushimet mund të bëhen të paharruara jo vetëm në det, por edhe në mal. Por përpara se të vendosni për pushimet në mal duhet fillimisht të keni parasysh disa gjëra për fëmijët tuaj përpara se të niseni.

Mbajtëset në makinë

Nëse udhëtimin do ta bëni me makinën tuaj nuk duhet të harroni mbajtëset e posaçme të fëmijëve që përdoren në makinë. Ato janë shumë të domosdoshme për sigurinë e fëmijës tuaj dhe shërbejnë për ta mbrojtur nga tronditjet gjatë rrugës që do të përshkoni.

Gjatë udhëtimit

Për të mbërritur në vendin që do të shkoni do ju duhet të udhëtoni si dhe herë pas here të bëni edhe ndalesa. Kjo mund të jetë shqetësuese për fëmijet duke pasur të vjella, dhimbje veshësh, lodhje etj. Për këto ka disa mënyra të thjeshta dhe natyrale për ti parandaluar. Kundër të vjellave, efikase janë byzylykët e posaçëm që vendosen në nyjën e duarve si dhe ushqimet e thata. Ndërsa kundër dhimbjes së veshëve u jepni atyre të pinë shpesh gji ose lëngje.

Çanta e shpinës

Për ecjet e pakta që do të bëni në mal, me vete duhet të keni edhe çantat e shpinës. Në to nuk duhet të mungojnë veshjet, ushqimet, pijet, pecetat dezinfektante, por edhe medikamentet emergjente.

Pin It