Italia do të investojë 2.1 mln euro për infrastrukturën

t2-720x405

Kuvendi pritet të miratojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe qeverisë italiane për ndërtimin e tre akseve rrugore me rëndësi, i cili do t’i hapë rrugë lëshimit të kredisë prej 2.1 milionë eurosh nga ana e palës italiane.

Projekti parashikon zgjerimin e rrugës nga Miloti në Shkodër, krijimin e lidhjes direkte Vaqarr­-Kavajë, si dhe realizimin e by-­pass­it të Elbasanit me qëllim përmirësimin e qarkullimit në këto akse. Realizimi i këtij projekti do të shërbejë për uljen e kostos së transportit rrugor, shkurtimin e kohës së përshkrimit të këtyre distancave, pakësimin e aksidenteve etj.

Objektivi afatgjatë në këtë drejtim është nxitja e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë përmes rritjes së fluksit të mallrave e shkëmbimeve me vendet europiane.

Përmirësimet në këto akse rrugore janë të nevojshme për trafikun e krijuar gjatë verë në Milot-Shkodër, si rrjedhojë e turistëve në plazhet e Shëngjinit, Velipojës, Ulqinit, etj., në Vaqarr-Kavajë për zonën e plazhit të Durrësit dhe të Kavajës, ndërsa by-passi i Elbasanit do të shmangë kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në qytet.

Pin It