Shqipëri-Kinë, bashkëpunim për promovimin e kulturës filmike

“Kartëvizitë e kujtesës shqiptaro-kineze” e cilësoi Arkivin Qendror Shtetëror të Filmi (AQSHF-në) Ambasadorja e Republikës së Kinës në Shqipëri, Jiang Yu.

Gjatë vizitës në AQSHF, ambasadorja Yu,  u shoqërua edhe nga ministria e kulturës Mirela Kumbaro dhe nga drejtoresha e AQSHF-së Iris Elezi .

Siç bën të ditur ministria e Kulturës, diplomatja kineze diskutoi me Kumbaron dhe Iris Elezi për linja bashkëpunimi në fushën e ruajtjes dhe promovimit të kulturës filmike të dy vendeve tona si dhe u hodhën bazat konkrete për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen e afërt.

”Duhet të shpëtojmë arkivin dhe ta rindërtojmë sepse Arkivi Kombëtar i Filmit është dëshmitari më i mirë i marrëdhënieve tona”, u shpreh Kumbaro.

Ndihma kineze në kulturë ka forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke sjellë shkëmbime artistësh në art dhe kulturë.

Projekti i rëndësishëm i rikonstruksionit të TKOB-së dhe ndihma financiare e qeverisë kineze,  sjell në vëmendje pika të përbashkëta kulturore mes dy vendeve tona.  /ATA/

Pin It