Shqipëria nderohet nga Federata Hebreje në Florida për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit

holo_1485302248-9693597-350x192

Federata Hebreje në Sarasota-Manatee, Florida ka vendosur ta përkujtojë Ditën Ndërkombëtare të Holokastit duke nderuar Shqipërinë për këtë akt të madh human.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber do të jetë e ftuara kryesore në një veprimtari kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, që mbahet në Sarasota, Florida, nga Federata Hebreje në Sarasota-Manatee.

Pjesëmarrësit që do të mblidhen në Beatrice Friedman Theater, do të mund të ndjekin filmin “Rescue in Albania” (Shpëtimi në Shqipëri), një dokumentar kushtuar shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas rrëfimeve të atyre që mbijetuan.

Përveç fjalës kryesore nga Ambasadorja Faber, do të ketë edhe argëtim me valle tradicionale shqiptare nga grupi i vallëzimit “Shqiponjat” në Tampa, që sponsorizohet nga Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare në Tampa, Florida.

Siç dihet Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku gjatë pushtimit fashist e nazist nuk u dorëzua asnjë hebre dhe ku numri i hebrejve pas Luftës së Dytë Botërore ishte më i madh se ai përpara saj. Veprimatria do të zhvillohet më datë 29 janar ora 15:00 në Beatrice Friedman Theater./Atsh

Pin It