Si të keni një zemër të shëndetshme teksa vitet kalojnë

 sigal-te-moshuar

Vitet kalojnë bashkë me to edhe trupi i njeriut fillon të ndryshojë, ndaj për këtë duhet treguar vëmendje. Një nga sistemet që preket më shumë është ai kardiovaskular.

Ndërkohë që plakeni rrahjet e zemrës bëhen më të avashta dhe zemra mund të bëhet më e madhe. Enët e gjakut dhe arteriet mund të ngurtësohen, duke bërë që zemra ta ketë më të vështirë për të pompuar gjakun. Kjo çon në tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera kardiake.Për këtë duhet të i të ecni, notoni dhe të bëni aktivitete të tjera që ju pëlqejnë .Aktiviteti fizik i vazhdueshëm ju ndihmon të keni një peshë të shëndetshme, tension të ulët dhe lehtëson ngurtësimin e arterieve.

Ushqehuni shëndetshëm :Çdo gjë fillon nga ushqimi.Për një zemër të shëndetshme duhet të ushqeheni shëndetshëm. Zgjidhni perimet, frutat, drithërat e plota, ushqime,por më shumë fibra dhe peshk.Bëni mirë t’i kufizoni ëmbëlsirat.

Mos pini duhan:Duhani kontribuon në ngurtësimin e arterieve dhe rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Nëse pini duhan duhet të gjeni vullnetin ta lini ate ndryshe problemet për zemrën tuaj do të shtohen.

Menaxhoni mirë stresin: Stresi mund të dëmtojë zemrën. Ndërmerrni hapa apo aktivitete të cilat ju largojnë mendjen nga situatat stresuese të ditës. Për këtë mund të shoqëroheni me miqtë tuaj, të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme sportive, kulturore etj. Kujdesuni mos të qëndroni vetëm gjatë kohës që jeni në stress.

Flini mjaftueshëm: Cilësia e gjumit luan rol të rëndësishëm në shërimin dhe rregullimin e zemrës suaj dhe enëve të gjakut. Njerëzit zakonisht kanë nevojë për 7-8 orë gjumë çdo natë.

 

 

Pin It