Smart Travel: Zbuloni origjinalitetin e Thethit

Albanian-Alps-1

Amazon.com rendit Thethin ndër dhjetë vendet origjinale të Europës që i kanë rezistuar ndryshieve të kohës. Projekti Smart Travel, i cili rendit vendet më të pazbuluaa te botës, thotë se Europa ka ende vende, ku koha duket sikur nuk rrjedh.

“Në to mund të gjeni fshatra të vegjël, qytete të paeksploruara dhe vende ku do të shikoni më shumë dele sesa smartphone”, shkruan Smart Travel duke përshkruar vendet në të cilat mund ta ltheni kohën pas dhe të shihni jetesën e para disa viteve.

Për sa i përket Thethit, shkrimi veçon origjinalitetin dhe ruajtjen e traditave nga banorët e zonës, ku turistët mund të zbulojnë gjeraa që nuk i kanë parë diku tjetër.

“Ju do të duhet të merrni me qira një makinë 4×4, si dhe të merrni një guidë. Ky vend, është një nga kufijtë e fundit të Europës dhe e ka kaluar pjesën më të madhe në izolim. Pak ka ndryshuar në Theth që nga ajo kohë. Banorët ende jetojnë në shtëpi tradicionale guri me çati karakteristike e veriut të zonës së veriut. Kulla e Gjakmarrjes e cila dikur ka strehuar njerëzit në kohën e gjakmarrjes vazhdon të mbetet e pandryshuar.”

Përveç Thethi, Smart Travel këshillon vizitën në St. Sigmund-Praxmar në Austri, në Andaluzi në Spanjë dhe në ishujt Aran në Irlandë.

Pin It