Soprano Ermonela Jaho në 8-shen më të mirë, në garë për çmimin prestigjoz “International Opera Awards”

Ejaho4.jpeg

Soprano lirike shqiptare Ermonela Jaho është përfshirë në listën e tetë këngëtarëve më të mirë lirikë në garë për çmimin prestigjoz “International Opera Awards”.

Sopranoja e famshme shqiptare është nominuar për Çmimin e Lexuesve të revistës “Opera Magazine”, i cili do të shpallet më 15 maj në Londër.

Për këtë çmim votimi është i hapur dhe mund të bëhet në faqen online të Opera Awards,http://www.operaawards.org në ndarjen për votimet 2016.

Këto vlerësime të cilësuar si çmimet “Oscars” të muzikës klasike, jepen çdo vit për kategori të ndryshme të operas, duke përfshirë të gjithë elementët që përfshijnë  këtë zhanër, që nga këngëtarët lirikë, drejtuesit e orkestrave, premira botërore të shfaqjeve, etj.

Pin It