Subvencionet, Rama fermerëve: Përfitoni, ne ju mbështesim plotësisht

download

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishin në një nga kompanitë që kanë përfituar nga programet subvencionuese të qeverisë për bujqësinë. Përmes programeve mbështetëse për zhvillimin e agrobiznesit dhe agro përpunimit, qeveria subvencionon ndër të tjera 50% të vlerës së ndërtimit për objektet në shërbim të bujqësisë si magazina grumbullimi dhe përpunimi në mënyrë që produktet e fermerëve shqiptarë të kenë cilësinë dhe kushtet që i kërkon Tregu Ndërkombëtar.

Kryeministri Rama u shpreh se AZHBR do të jetë sërish në ndihmë të fermerëve për t’i orientuar ata në aplikimin me programin e ri mbështetës.

 Kryeministri Rama në bisedën me fermerët i inkurajoi ata të përfitojnë nga programi i ri nxitës për bujqësinë duke theksuar se shteti do të jetë krah i tyre për t’i ofruar mbështetje të plotë drejt një biznesi të suksesshëm.

Pin It