Bujqësia drejt formalizimit, Ekonomi: Do të përdorim subvencionet

Qeveria po ndërmerr disa nisma për formalizimin e sektorit të bujqësisë. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, tha se qeveria do të përdorë subvencionet për të nxitur fermerët të rregjistrohen.

Bizneset ose fermat bujqësore tashmë duhet të rregjistrohen në rast se duan të përfitojnë nga skemat e ndihmës që jep shteti për të mbështetur zhvillimin bujqësor. Synimi i kësaj nisme ështe formailizimi i një prej sektorëve më informal në vend si bujqësia.

Sipas të dhënave vitin e kaluar numri i fermerëve të rregjistruar u rrit ndjeshëm krahasuar me 2014 duke arritur në 18 800 fermerë, si pasojë e rritjes së rimbursimeve. Gjatë vitit 2015 u dhanë për fermerët 670 milionë lekë rimbursim për TVSH.

Pin It