Studim: Dashuria e nënës rrit fëmijë më të zhvilluar  

beba-i-mama-se-smiju

Si gjithnjë dashuria zë vendin e parë. Një studim i fundit tregon se dashuria e nënës mund të ndihmojë që truri i fëmijëve të rritet me një ritëm dyfish më të shpejt sesa truri i fëmijëve të neglizhuar.
Edhe pse është e ditur se një familje e fortë dhe e edukuar e përmirëson zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës, ky është studimi i parë që e dëshmon se dashuria e nënës luan rol të rëndësishëm në madhësinë e trurit.

Fëmijët të cilët kishin marrë më shumë përkrahje nga nënat e tyre para shkollës ishte zbuluar se kishin pësuar më shumë rritje në hipokampus – pjesë e trurit e cila është e ndërlidhur me mësimin, memorien dhe emocionet rregulluese.

Gjithashtu të rinjtë të cilët ishin neglizhuar kur kishin qenë më të vegjël se 6-vjeçarë, nuk kishin qenë aq të aftë pavarësisht se nënat e tyre ishin bërë më mbështetëse gjatë viteve të mëvonshme.

Shkencëtarët theksojnë se lidhja prind-fëmijë është vitale gjatë periudhës parashkollore, por është edhe më e rëndësishme kur fëmija fillon të rritet.

Studimi është publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences Early Edition.

Pin It