Ekspertët britanik kanë zbuluar disa teknika që mund të ndihmojnë fëmijët me autizëm të komunikojnë më mirë. Një ndër teknikat është dëgjimi i sugjerimeve që japin fëmijët.
Në një studim të publikuar tek revista mjekësore “The Lancet” ku u përfshinë më shumë se 150 fëmijë të moshës 2-4 vjeç që vuanin nga autizmi, pjesa më e madhe e tyre shfaqën përmirësime të jashtëzakonshme. Gjashtë vjet më vonë, kur fëmijët ishin 8-10 vjeç, kishin 27% më pak simptoma të autizmit se fëmijët prindërit e të cilëve nuk u përfshinë në program.
Në fillim të studimit, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk komunikonin fare me njerëzit përreth dhe nuk u përgjigjeshin prindërve kur ata i thërritnin. Por, pasi u bënë pjesë e programit, gjendja e fëmijëve u përmirësua ndjeshëm.
Në fakt gjendja e fëmijëve me autizëm fillon dhe përkeqësohet me rritjen e moshës, por tek këta fëmijë ndodhi e kundërta. “Nuk ka asnjë kurë, nuk ka asgjë magjike, por tregon një përmirësim të qëndrueshëm”, thotë prof. Jonathan Green nga Universiteti i Mançesterit.
‘’Terapia e Komunikimit të Fëmijëve Parashkollorë me Autizëm’’, kjo është teknika e cila përfshin bashkëveprimin midis fëmijëve dhe prindërve, luajtja me to, ndjekja e këshillave të tyre ndërsa luajnë bashkë, reagimi në një mënyrë që i inkurajon ata të komunikojnë etj.
Ekspertët e këtij studimi shpresojnë që në një kohë të shkurtër të bëhen ndryshme në mënyrën sesi trajtohet autizmi.
Burimi: Daily Mail