Ambasadori austriak: Nuk ka kthim pas për reformën në drejtësi

arbitraje-1024x683

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, ka thënë se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, pavarësisht pezullimit të ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij kjo reformë duhej bërë vite më parë dhe tani që është drejt përfundimit nuk ka kthim pas.

Diplomati austriak tha se Kushtetuesja vendosi të marrë opinionin e Komisionit të Venecias, por ky është një ligj që duhet realizuar.

“Me rëndësi ishte miratimi i reformës në drejtësi dhe implementimi i saj. Kushtetuesja vendosi ta çojë ligjin e Vettingut në Venecia për ta provuar. Do ishte më mirë nëse Reforma do ishte bërë në 1998 ose 2008. Por e rëndësishme që Reforma u bë e të mos ketë kthim pas”, u shpreh Sattler.

Ambasadori austriak theksoi gjithashtu se Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt reformave si lufta kundër drogës dhe krimit.

Pin It