Duke University, ka hedhur një këndvështrim ndryshe mbi filmat vizatimorë duke i konsideruar jo të përshtatshëm për tu ndjekur nga fëmijët.
Sipas këtij studimi, filmat për fëmijë “e prezantojnë jetën në mënyrë të gabuar.”
Duke kritikuar edhe shtatë xhuxhat e Borëbardhës të cilët janë të lumtur që po shkojnë në minierë.Kërkimet e universitetit amerikan i quajnë këto skena si jorealiste.
Përfaqësimi i këtyre personazheve ka tendencën që të jetë shumë i sheqerosur, hipokrit dhe artificial krahasuar me realitetin.
Po ashtu ato japin një pamje të shtrembëruar të varfërisë dhe të ndryshimeve klasore.
Kritika të ngjashme ka pasur edhe për filma të tjerë të “Walt Disney”, një prej kompanive më të mëdha kinematografike, si “Mary Poppins” dhe “Aladini”.
Ky i fundit akuzohet për një skenë ku protagonisti dhe princesha Jasmin krahasojnë prejardhjen e ndryshme shoqërore dhe arrijnë në përfundimin se të dy nuk kishin një jetë të lehtë.
Janë analizuar rreth 32 filma dhe këta filma kanë pasur rreth 100 milionë dollarë përfitime. Analiza e tyre tregon se heronjtë e tyre janë ose përfundojnë të pasur dhe pjesa më e madhe e personazheve u përket shtresës së lartë.
Ato sugjerojnë se pabarazia sociale është gjë e mirë dhe se shtresat e ulëta nuk kanë arsye pse të ankohen. Shpesh të varfërit përshkruhen si më të lumtur se të pasurit dhe që do i ndryshonin me shumë dëshirë vendet me njëri-tjetrin./albeu.com/