Studim: Flini gjumë të dilni mirë në provime

child-taking-test

Një studim i fundit ka zbuluar se gjumi është shumë i rëndësishëm për të pasur një kujtesë të gjatë e të qëndrueshme.

Sipas një hulumtimi të fundit nga Universiteti Federal i Rio Grande do Norte ne Brazil gjumi shkakton sinapsa në trurin tonë që të forcohet kujtesa dhe të evitohet harresa, duke forcuar kështu kujtimet tona në një proces të njohur si ‘efektshmëria afatgjatë’.

Rezultatet e studimit tregojnë se gjumi mund të ketë një ndikim të madhë në të mësuarit. Mungesa e gjumit çon në humbje të kujteses dhe nëse gjatë periudhës së mësimeve nuk keni orë të mjaftueshme të gjumit, mbajtja në mend e gjërave që keni lexuar do të jetë shumë e vogël.

Pin It