Studim: Hani çokollatë për të  përmirësuar inteligjencën

auto_mos1468423049

Shkencëtarët e Universitetit të Australisë Jugore rekomandojnë të hamë më shumë çokollatë për ta përmirësuar inteligjencën.

Hulumtimi i tyre është bazuar në informacionet e stilit të jetës, të cilat janë marrë nga Maine-Syracuse Longitudinal Study – i cili ka monitoruar shëndetin e 2000 individëve që nga viti 1976.

Ekipi i udhëhequr nga Dr. Georgina E Crichton ka analizuar rezultatet e testeve të kryera nga 968 pjesëmarrës. Duke i krahasuar rezultatet e atyre të cilët kanë ngrënë çokollatë më pak se një herë në javë dhe të atyre që kanë ngrënë më shumë se një herë në javë, ata kanë zbuluar një ndërlidhje befasuese.Sipas studimit, ishin shfaqur ndërlidhje pozitive mes shpeshtësisë së madhe të konsumimit të çokollatës dhe performancës pozitive në testet e intiligjencës. Përderisa ky studim nuk ka shpjeguar se përse çokollata i përmirëson këto aftësi, hulumtimet e mëhershme sugjerojnë se flavanolet e kakaos janë përgjegjëse për efektet pozitive në tru.

 

Pin It