Studim: Jo kafe sapo zgjohemi, rrezikojmë shtim të stresit

tumblr_n6tjpwdxau1sjy5fko5_500

Zgjimi herët në mëngjes ka përfitime të shumta shëndetësore. Ritmi i ditës  është më i rregullt, kemi më shumë kohë në dispozicion dhe si rrjedhojë flëmë më herët në mbrëmje. Megjithatë, ekziston një zakon i cili mund ta prishë këtë ekuilibër të mëngjesit, bëhet fjalë pikërsiht për  pirjen e kafes sapo zgjohemi. Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism”, trupi në mëngjes stimulon prodhimin e kortizolit, një hormon stresi i cili është përgjegjës për zgjimin.

Nëse njëkohësisht në organizëm do të futni kafeinë, trupi do të fillojë të prodhojë më shumë kortizol, gjë që mund të shkaktojë sasi të tepërt të stresit që në fillim të ditës. Sipas ekspertëve, nuk ka nevojë të pini kafe në kohën kur trupi zgjohet vetë në një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Pas një kohe një filxhan kafe mund t’ju duket shumë pak.

Në qoftë se zgjoheni rreth orës 8 të mëngjesit, niveli i kortizolit do të fillojë të bjerë në mes të orës 9 dhe 11. Atëherë është koha ideale për ta pirë një filxhan kafe. Prandaj, në qoftë se dëshironi ta optimizoni pirjen e kafesë, mos e pini atë sapo të zgjoheni. Mëngjesin fillojeni me një zgjatje të lehtë dhe frymëmarrje të thellë. Në qoftë se ju pihet diçka e ngrohtë dhe freskuese, pini një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon.

 

Pin It