Studim: Llojet e peshqëve që duhet dhe nuk duhet të konsumojë një grua shtatzanë

download (1)

Administrata Amerikane për Administrimin e Barnave (FDA) dhe Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) kanë publikuar një udhëzues për konsumimin e peshqve nga gratë shtatzëna, ato që ushqejnë fëmijët me gji dhe prindërit e fëmijëve të vegjël.

Tashmë ato kanë siguruar të dhëna që tregojnë cilët peshq kanë përmbajtje të lartë në mërkur dhe cilët jo.

Udhëzimet e reja thonë se gratë shtatzëna dhe ato që po ushqejnë fëmijët me gji duhet të shmangin 7 lloje peshqish që janë të pasur me mërkur, si peshku shpatë, marlin, peshku tuna migrues, mbreti skumbri, peshkaqeni etj. Ndërsa peshqit që kanë përmbajtje të ulët në mërkur janë disa nga llojet që konsumohen më shumë, si salmoni, karkalecat, merluci etj. Këto peshq janë edhe më të shëndetshëm.Burimi/shendeti.com.al

Pin It