Tavë Prizreni me bamje

 

Përbërësit:

1 kg bamje

500 kg mish viçi

2 domate

2 qepë

200 gr gjalp

2 limona

Kripë

Piper të zi

Piper të kuq

Përgatitja:

Në një tigan hedhim gjalpin dhe në të përziejmë  mishin e prerë në copa së bashku me qepën, kripën, piperin e kuq dhe domatet.

Ndërkohë që pastrojmë mirë bamjet dhe i lëmë rreth 30 minuta në lëng të limonit. Pasi i kullojmë, i japim një valë dhe ia shtojmë mishin të përgatitur me qepë dhe domatet.

I hedhin në një tave dhe i fusim në furrë për 30 minuta në temperaturën 180 gradë.

Pin It