“Të komunikojmë që të njihemi”, Medreseja e Tiranës organizon program artistik për shkëmbimin kulturor

art

“Të komunikojmë që të njihemi” ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga Medreseja e Tiranës me rastin e 15-vjetorit të Ditës Evropiane të Gjuhëve të Huaja. Programi artistik i organizuar me këtë rast synonte njohjen e rëndësisë së gjuhëve në shkëmbimin kulturor dhe ndërtimin e një shoqërie, ku njerëzit njihen dhe krijojnë miqësi.

Drejtori i Medresesë së Tiranës, Ali Zaimi, theksoi rolin e mësimit të gjuhëve të huaja në zgjerimin e botës në të cilën jetojmë.

“Mësimi i gjuhëve të huaja bën të mundur shkëmbimin e kulturave të reja, zgjerimin e horizonteve dhe njohjes me individë të ndryshëm nga shoqëri të ndryshme”, u shpreh Zaimi.artis

Aktiviteti u përshëndet edhe kancelari i KMSH-së, Ylli Cikalleshi, i cili e vlerësoi Medresenë e Tiranës si shembull të mirë të orientimit të nxënësve drejt mësimit të gjuhëve të huaja. Ai tha se KMSH ndihet krenare për ecurinë e kësaj shkolle që iu ofron nxënësve mundësitë për një të ardhme më të mirë.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është mjaft krenar për ecurinë e Medresesë së Tiranës. Të gjithë nxënësit e kësaj shkolle kanë mundësitë më të mira të përparojnë në nxënien e gjuhëve të huaja, të cilat do të shërbejnë për një të ardhme më të mirë”, tha z. Cikalleshi.

Programi i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit përmbante pjesë teatrale, muzikë, poezi, kuriozitete në disa gjuhë të huaja.

Medreseja e Tiranës ofron mësimdhënie të gjuhës angleze, turke dhe arabe për përvetësimin sa më të mirë të të cilave organizohen rregullisht programe artistike dhe aktivitete të llojeve të ndryshme.

arti

 

 

Pin It