OBSH: 92% e popullsisë botërore e ekspozuar ndaj ndotjes përtej limiteve

download

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar hartën e ndotjes në botë, e cila vërteton se 92% e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur që kalon kufijtë e lejuar nga OBSH.

Harta tregon vendet me nivel të lartë rrezikshmërie nga ndotja e ajrit dhe bazohet në të dhënat e marra nga matjet satelitore në më shumë se 3000 pika.

Të dhënat tregojnë se ajri i ndotur në mjedisin e jashtëm shkakton rreth 3 milion vdekje në vit. Ndërsa në tërësi numri i viktimave të ajrit të ndotur në ambientet e brendshme dhe të jashtme së bashku arrin në rreth 6.5 milion. Shumica e viktimave vjen nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ajri i ndotur lidhet drejtpërdrejt me sëmundjet kardiovaskulare, atakun e zemrës, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe kancerin e mushkërive. Ndotja e ajrit gjithashtu rrit rrezikun për infeksione respiratore akute.

Pin It