Teatri Profesionist i Prizrenit do të marrë emrin e ikonës kinematografike ‘Bekim Fehmiu’.

Lajmi bëhet i ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi, i cili ka theksuar se në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, do të merret vendimi për ta emëruar Teatrin Profesionist të Prizrenit, me emrin e Bekim Fehmiut.

Në një postim në facebook, Gashi shkruan se “Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e radhës, do të marrë vendim për ta emërtuar Teatrin Profesionist të Prizrenit, me emrin e njërit prej artistëve më të njohur të kinomatografisë botërore, Bekim Fehmiu, i cili, karrierën e tij e filloi pikërisht në Teatrin e Prizrenit, për të lënë gjurmë të pashlyera në teatrin dhe kinomatografinë kombëtare e ndërkombëtare. Ky propozim erdhi pas diskutimeve dhe koordinimit me menaxhmentin e Teatrit Profesionist të Prizrenit”. /ATA

Pin It