Temperaturat e ulëta, Korça zonë problematike

bore-dardhe-c1200x600

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar mjaft probleme edhe në qarkun e Korçës. Fshatrat e thella malore të Dardhasit dhe Lekasit  prej dy ditësh vijojnë të jenë të izoluara , teksa rruga që të çon në këto zona është e bllokuar nga dëbora.

Njerëzit lëvizin kryesisht me kafshë pune, ndërsa punonjës të shtabit të emergjencave po punojnë për hapjen e rrugëve. Ndërkohë akset rrugore të cilat lidhin qytetin e Korçës me fshatrat turistik të Voskopojës, Dardhës dhe Boboshticës kanë prezencë akulli dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm më zinxhirë.

Borëpastrueset ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, ndërsa deri më tani në këto zona nuk raportohet për ndonjë emergjencë.

Në zonat e thella malore të Korçës ka patur avari edhe me furnizimin me energji elektrike. OSHEE njofton se po punon për normalizimin e këtyre defekteve dhe kthimin e rrymës në këto zona.

Pin It