Tensione në Prishtinë

 

epa04978146 Opposition lawmakers throw tear gas during a session of Kosovo's parliament in Pristina, Kosovo 15 October 2015. Kosovo's opposition political parties protest against the agreements that has been reached during the EU-brokered dialogue with Serbia. EPA/PETRIT PRENAJ

Deputetët e opozitës në Kosovë kanë bllokuar sërish punën e Kuvendit gjatë së hënës, duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, në mbledhjen e kryesisë, por edhe në sallën  alternative.
Seancat e gazit nisën gjatë mëngjesit, ku ftesës së kryetarit Kadri Veseli për të marrë fjalën në foltore, opozita iu përgjigj me gaz lotsjellës të hedhur nga deputetët, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes dhe Pal Lekaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Mosni kështu, pauzë. Shkoni në pauzë. Ju lutem deputetëve lëshojeni sallën dhe dilni derisa të pastrohet ambienti. Pauzë, por prapë po e vetpërjashtoni veten. Prapë po e vet inkriminoni veten. E pa nevojshme për besë”, tha Veseli.

Gazi sërish ka detyuar kryetarin të ndërpresë seancën dhe të thërrasë një mbledhje kryesie, ku u vendos përjashtimi nga seanca i pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës.  Kjo mbledhje po ashtu u mbyll me hedhje gazi lotsjellës nga deputetja e VV, Aida Dërguti.

Seanca rifilloi gjatë pasdites në sallën alternative, ku u miratua me votat  e shumicës, buxheti i vitit 2016.

Pas kësaj, vetë kryetari Kadri Veseli doli dhe futi në sallë deputetet e opozitës që nuk ishin të përjashtuara, e të cilat u ankuan së sigurimi nuk po i lejonte të futeshin në sallën alternative.  Mjaftuan pak sekonda të pranisë së tyre në sallë dhe deputetja e VV, Besa Baftiu hodhi gazin duke ndërprerë edhe këtë seancë.

Pin It