Tërmet 4.9 ballë në Maqedoni, shkundet edhe Shqipëria

Lëkundje sizmike janë regjistruar mesditen e sotme në Tiranë .

Mesohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kosel të Maqedonisë, 100 km nga Tirana dhe me thellësi 10 km.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës rihter dhe u regjistrua në orën lokale 13:18.

Per momentin nuk raportohen dëme as të lënduar, por lëkundja e tërmetit ka qenë e fortë dhe krijoi panik sidomos tek banorët e kateve të larta.

Pin It