Tërmetet e fundit të 26 dhe 30 tetorit në Italinë Qendrore kanë deformuar një zonë prej rreth 600 kilometrash katrorë tokë.
Një sipërfaqe me gjatësi prej rreth 40 kilometrash dhe gjerësi 15 kilometra ka pësuar ulje dhe ngritje të dukshme të tokës, duke krijuar relieve të reja.Në vende të ndryshme toka është zhytyr deri në 70 cm.
Të dhënat bazohen në analizën e radarëve satelitorë të “Sentinel 1”, të programit Europian Copernicus.
Ndërkohë, kreu i Shtetit, Sergio Mattarella, gjatë një takimi me disa prej banorëve të zhvendosur nga Norcia e shkatërruar nga tërmeti, premtoi se çdo gjë do të kthehet si më parë.