Timoni i parë inteligjent

 

2008-Brabus-smart-fortwo-Xclusive-Steering-Wheel-1600x1200-650x358

 

Drejtimi i mjeteve kërkon rregulla strikte, megjithatë shumë drejtues shumë drejtues vazhdojnë të mos i ndjekin ato.

Për shkak kësaj, shpikësi i ri Xhej Ti Evarts, krijoi timonin e parë të mençur i cili do të shpëtojë shumë drejtues që gjatë drejtimit të makinës kontrollojnë celularin, grimohen, dërgojnë mesazhe, kërkojnë në çantë, etj.

“SMARTWheel” ofron ndihmë të thjeshtë për secilin drejtues dhe do t’i ndihmojë të mbetet i përqëndruar në drejtimin e makinës”,- shpjegon Evarts.

“SMARTWheel” është timoni i parë i mençur i cili me anën e sensorëve kupton pozicionin e drejtë të dorës në timon dhe me përdorimin e Bluetooth-it ose të një aplikacioni, paralajmëron se kur vozitësi i largon duart nga timoni.

Gjithashtu,bashkë me pajisjen që vendoset tek timoni vjen edhe një aplikacion për telefonat inteligjentë, i cili regjistron gjithë udhëtimin dhe iu jep mundësi të rinjve dhe prindërve të shohin si kanë ecur dhe të korrigjojnë ndonjë problem.

 

Pin It