Tiranë, shpërndahen 177 banesa sociale, në gusht nis ndërtimi i banesave të komunitetit rom

fa34d01b-538e-43c7-adb9-23a093ac0299

Pëllumb Gega dhe Eshref Kacurri janë dy kryefamiljarë 177 kryefamiljarë të cilët këtë të martë kanë përfituar nga një vendim i këshillit bashkiak të Tiranës para dy javësh për shpërndarjen e banesave sociale për familjet në nevojë të cilët vijnë kryesisht nga kategoritë si të përndjekur politik, të persekutuar, komuniteti Rom e Egjiptian. 177 banesat e para janë shpërndarë në zonën e Shkozës ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se në gusht do të nis ndërtimi i banesave për komunitetin Rom.

“Më vjen mirë që këtij komuniteti dhe kësaj lagjeje do t’i bashkohen edhe 177 familje të tjera. Familje jashtëzakonisht nevojtare, ish të përndjekur dhe të persekutuar, që nuk kanë parë një ditë të bardhë, por sot ka ardhur dita që të marrin edhe ata banesat e tyre. Familje që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë të pamundur me çmimet e tregut që të përballojnë qiranë, siç e ka sot tregu, ose e kanë të pamundur të marrin një kredi prej kushteve ekonomike. Sot kemi familje që mund të jenë sorrollatur dyerve të bashkisë dhe institucioneve me vite të tëra, ndaj më vjen mirë që këtë javë, kur ne mbyllim vitin tonë të parë në Bashkinë e Tiranës, shpërndajmë të gjitha banesat sociale, për t’u futur në një fazë tjetër zhvillimi dhe strehimi për qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Në muajin gusht bashkia do të anazhohet në ndërtimin e shtëpive të reja për komunitetin romë, barakat e të cilëve një muaj më parë u  shkrumbuan nga zjarri.

Erion Veliaj: “Ato barake që sot nuk janë dinjitoze ti kthejmë në shtëpi të mirëfillta për të gjitha familjet që jetojnë aty”

Në fund bashkia e Tiranës bëri një thirrje që banorët e kësaj lagje të tregonin kujdes dhe të mirëmbanin banesat e reaj që kjo zionë të shndërrohet në model porsa i takon menaxhimit dhe pastrimit të mbetjeve.

Pin It