Meta intervistë për VOA: Reforma do të miratohej edhe pa opozitën. Koalicioni deri në fund

1469551466ilir_meta_zeri_amerikes_12237

Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se LSI, ka qenë gjithmonë pro reformës në ndryshimet kushtetuese. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Krye Parlamentari ka thënë se drafti do të ishte miratuar edhe pa opozitën, por ajo që ishte me shumë rëndësi sipas tij ishte gjetja e konsensusit që të miratohej me unanimisht.

Gjatë intervistës Meta pranoi se opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88, (për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut) për zbatimin e të cilit këmbënguli vazhdimisht. Basha, sipas tij, e mbajti fjalën kur tha se nëse do të zbatohej rekomandimi 88, ai do ta votonte reformën.

Meta e ka përsëritur edhe një herë atë deklaratën e tij e cila ndryshoi rrjedhën e bisedimeve për konsensusin për reformën. Ai tha se “reforma nuk bëhet duke i thënë kundërshtarit se do të shkojë në burg”.

Sot ai ka kërkuar që me frymën e konsensusit palët të vijojnë edhe më tej, “duke vazhduar tashmë me ligjin për ‘vetting’-un”, pasi siç tha ai, “Shqipëria nuk mund të mbetet peng i konfliktit politik”. Meta deklaroi gjithashtu se do të bëjë çdo gjë që fryma e konsensusit të vazhdojë edhe për aspekte të tjera, ndërsa tha se Parlamenti do të mblidhej në çdo moment që do të vlerësohej i rëndësishëm. Meta ftoi tashmë anëtarët e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi të vijojnë punën me ligjin për “vetting”-un.

Edhe pse zërat për një përçarje të koalicionit Rama-Meta kanë qenë të shumta madje disa herë edhe nga burime të brendshme nga partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta tha se kjo qeveri i ka të gjitha shanset që ta mbyllin këtë mandat me këtë koalicion.

Prej dy ditësh kryetari i kuvendit Ilir Meta ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte i ftuar në kongresin e demokracisë.

Pin It