Në mbarë vendin ka nisur aksioni për ujin e pijshëm dhe lidhjet e paligjshme. Të gjithë qytetarët duhet të kenë një lidhje të ligjshme të ujit, përndryshe ndaj tyre do të ketë masa. Qeveria ka vendosur të lehtësojë 100% të gjithë qytetetarët në nevojë.
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave këto kategori do të përtojnë subvencionimin e tarifës së lidhjes së kontratës dhe të vendosjes së matësve të ujit.
Kategoritë që përtojnë janë si më poshtë: Familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë anëtarë që përtojnë pagesë të aftësisë së kuzuar, dhe familjet që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.
Po kështu, përfitojnë familjet që kanë anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.
Nuk do të paguajnë për lidhjen e ujit dhe matësin as kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përtojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar