“Tomka dhe shokët e tij” në Washington

tomka_758_426_81_s_c1

Pas shfaqjes në qytete të tjera në Europë dhe SHBA, filmi shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, tashmë i restauruar, do të shfaqet në Washington DC. Filmi i regjisores Xhanfise Keko, i realizuar në vitin 1977, do të bëhet pjesë e shfaqjes së organizuar nga ACP (Projekti i Kinemasë Shqiptare) në World Bank Washington më 1 tetor 2016.

Turi i shfaqjes së filmave shqiptarë nëpër botë mundësohet nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (Albanian Cinema Project) dhe Akademia Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Academy) me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në SHBA.

Restaurimi i filmit është realizuar në Bibliotekën e Kongresit në SHBA nga një bashkëpunim midis AQSHF (Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit) dhe ACP. “Tomka dhe shokët e tij” është një rrefim për jetën dhe fëmijërinë e disa fëmijëve që jetojnë në një qytet të pushtuar nga nazistët. Ngjarjet e filmit zhvillohen në Berat.

Pin It