Totozani: “Moskualifikimi i punonjësve të bëhet shkak për përmirësim”

IGLITOTOZANI

Avokati i Popullit Igli Totozani ka reaguar ndaj largimit të 24 punonjësve të Qendrës së Zhvillimit në Shkodër duke i dërguar një rekomandim Ministrisë së Mirëqënies Sociale. Duke marrë shkas nga kjo ankesë, në një hetim më të gjerë që Avokati i Popullit ka kryer, është konstatuar se nga 557 punonjës të institucioneve të përkujdesit social publik, nuk kanë arritur të kualifikohen në testim 173 punonjës.

Avokati i Popullit gjykon se testimi, për sa kohë nuk është parashikuar si i tillë në akte normative, nuk duhet të  përbëjë shkak për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, por të shërbejë për ngritjen e kapaciteteteve, nëpërmjet trajnimeve dhe  kualifikimeve të ndryshme.

Pin It