Roberto Carlos ditë më parë deklaroi se gjithçka ishte shaka sa i përket transferimit të brazilianit Neymar në Madrid, por kështu nuk mendon Florentino Perez.
Numri një i Real Madridit, Florentino Perez, e ka shumë seriozisht për yllin e Barcelonës, brazilianin Neymar.
Sipas mediave spanjolle, Perez është gati të bëjë një çmenduri për ta sjellë Neymarin në “Santiago Bernabeu”, duke i ofruar atij 17 milionë euro në sezon, po aq sa merr edhe Cristiano Ronaldo.
Megjithatë një lëvizje e tillë duket e pamundur, sidomos për shkak të rivalitetit që kanë Barcelona e Reali.