Universiteti i Tiranës, ja kuotat e lira për raundin pasardhës të regjistrimit

studentet

Pas regjistrimit në datat 17 e 18 tetor, Universiteti i Tiranës njofton se ka ende vende të lira në Fakultetin Ekonomik. Universiteti i Tiranës thekson se kanë mbetur ende 603 kuota të palotësuara.

Përkatësisht kuotat e mbetura të paplotësuara për secilën dege janë:
182 në Degën Financë,
240 në Degën Administrim Biznes
107 në Degën Informatikë Ekonomike
74 në Degën Ekonomiks

Regjistrimi për raundin pasardhës ka nisur sot në orën 08:00 dhe përfundon në datën 20.10.2016 ora 19:00.

Universiteti bën të ditur se nëqoftëse nuk regjistroheni në asnjë nga këto degë ku jeni shpallur fitues në datat 19-20 Tetor, humbisni të drejtën e regjistrimit në Fakultetin Ekonomik në fazën pasardhëse. “Gjithashtu kujtojmë maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe, të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse, në datat 21 – 22 Tetor”.

Pas datës 22 Tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48 orëshe.

Pin It