Ushqimi i duhur, faktor shërues i dhimbjes së kokës

download

Dhimbjet e kokës për shumë njerëz kthehet në një shqetësim të vazhdueshëm. Ky fenomen ndër të tjera kërkon një ushqim të zgjedhur e të shëndetshëm.

Shpesh këshillohet kafeja si ilaç për dhimbjen e kokës, duke qenë se ka efekt të shpejtë, por asnjëherë nuk merret parasysh fakti që njerëzit janë të ndryshëm. Vlefshmëria e një recete bazohet pikërisht duke marrë në shqyrtim çdo rast sepse njëjta kafeinë nga e cila mund të përfitojë një pacient mund të jetë e dëmshme për dikë tjetër.

Për të shmangur dhimbjen e fortë të kokës, filloni të hani komposto kumbulle dhe pjeshke menjëherë sapo të ndjeni shenjat e para. Nëse pas ngrënies së tyre dhimbja nuk ndryshon ose përmirësohet atëherë është e tipit të forte, nëse përkeqësohet është tkurrëse, ose e lidhur me mëlçinë.

Duhet të përshtatni dietën me shqetësimin, duke eliminuar ushqimet që shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomatologjinë. Kush vuan nga dhimbjet tkurrëse të kokës nuk duhet të konsumojë ushqime që ndikojnë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe anasjelltas.

Eshtë mirë të shmanget kripa, vezët, mishi, pula, peshku dhe disa nënprodukte të qumështit (djathërat e kripur, kosi).

Ndërsa kur keni dhimbje të forta shmangni kryesisht sheqerin, lëngjet e frutave, disa perime si domatet, patatet. Por më kryesorja, qëndroni larg kafesë dhe alkoolit, që shkaktojnë një zgjerim të enëve të gjakut.

 

Pin It