Kushtet e çuditshme të internetit në Korenë e Veriut

ffff

Korenë e Veriut e njohim si një vend të izoluar për të cilin mendojmë që vështirë është të komunikojmë atë që duam. Në fakt edhe aty ekzistojnë mënyra sesi t’i përçojmë mesazhet që duam,një prej tyre është interneti por në një formë ndryshe nga çe njeh bota.

Koreano-veriorët kanë akses në një rrjet të mbyllur që në gjuhën vendase quhet “Kwangmyong”, që do të thotë “Ylli i shndritshëm” dhe ofrohet pa pagesë për publikun, por më parë duhet të plotësosh kushtet për ta patur atë.

Që të blesh një kompjuter vendin komunist duhet të aplikosh më parë për leje tek autoritetet vendase dhe nëse leja të miratohet makineria e blerë regjistrohet në polici.

Pasi bën këtë procedurë mund të lundrosh lirisht në “Yllin e shndritshëm”, ku ofrohen vetëm 5500 faqe interneti, shumica e të cilave janë të organeve qeveritare, përfshirë këtu agjencinë shtetërore të lajmeve dhe një transmetim online i televizionit shtetëror KCNA.

Interneti në formën që e njohim ne është i rezervuar për një numër të vogël njerëzish të udhëheqjes dhe sigurohet përmes Kinës, ku kalon më parë një sërë barrierash kufizuese. Në total, numri i përdoruesve të internetit korean përllogaritet në pak mijë persona.

Ndërkohë pjesa më e madhe e popullsisë që shkon më shumë se 22 milionë banorë nuk janë në dijeni për ekzistencën e tij.

Pin It