Shpërblimet e fundvitit, Financat në fazë përgatitore

money

Ministria e Financave po përllogarit vlerën e shpërblimit të fundvitit duke analizuar rezervat buxhetore për vitin 2016. Nisma është në fazën e parë dhe nuk dihet se sa do të jetë fondi që do të akordohet për pagën ose pensionin e 13-të.

Burime nga MF thonë se vendimi i fundit i takon Këshillit të Ministrave, i cili do të përcaktojë se cilat kategori do të përfitojnë dhe sa.

Gjatë viteve të fundit kjo shumë ka ndryshuar në varësi të ecurisë së buxhetit. Një vit më parë shuma e shpërblimit të fundvitit ishte 2 mijë lekë të reja për të gjithë kategoritë e pensionistëve. Ndërsa për kategori të veçanta të mjekëve dhe mësuesve u dhanë deri në 40 mijë lekë të reja.

Pin It