Si ditë pushimi gatuani hasude me arra..

Përbërësit:

300 gr niseshte
300 gr sheqer
500 ml ujë
100 gr gjalpë

Përgatitja:
1.Hedhim sheqerin në një tenxhere dhe e trazojmë atë derisa të karamelizohet.

2.Më pas e shuajmë shumë pak me ujë dhe i hedhim gjalpin.

3.Ndërkohë, shkrijmë niseshten me ujë, dhe e bashkojmë me masën që krijuam pak më parë në zjarr.4.I trazojmë të gjithë përbërësit derisa të krijohet lidhja mes tyre.

5.Sipas dëshirës i hedhim arra ose fruta të tjerë të thatë. /shije.al/

 

Pin It