UT: Shifrat e sakta në faqen zyrtare të universitetit, 4073 kuota të paplotësuara

universiteti-i-tiranes

Universiteti i Tiranës informon publikun se çdo shifër rreth kuotave të paplotësuara, të cilat janë publikuar në media apo faqe interneti të ndryshme dhe që nuk i referohen të dhënave zyrtare të publikuara nga Universiteti i Tiranës apo Agjencia Kombëtare e Provimeve, janë të pasakta.

Në një deklaratë për mediat, Universiteti i Tiranës bën të ditur se “Mbështetur në ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015 dhe udhëzimin e MAS 13 datë 22/07/2016, informojme se kuotat e paplotësuara në Universitetin e Tiranës janë në total 4073 në të gjitha programet e studimit. Ju bëjmë me dije se këto kuota për çdo program studimi gjenden në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës dhe në faqen zyrtare të çdo fakulteti të këtij Universiteti. Këto kuota të paplotësuara i janë dërguar zyrtarisht AKP-së në datën 22/09/2016”.

Gjithashtu, Universiteti i Tiranës dëshiron të informojë  publikun se çdo shifër rreth kuotave të paplotësuara, të cilat janë publikuar në media apo faqe interneti të ndryshme dhe që nuk i referohen të dhënave zyrtare të publikuara nga Universiteti i Tiranës apo Agjencia Kombëtare e Provimeve, janë të pasakta.

“Për të marrë informacion të saktë, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të internetit të Universitetit të  Tiranës (www.unitir.edu.al) ose mund t’i drejtoheni AKP-së”, thuhet në deklaratë.

Pin It