Uthulla e mollës, një mrekulli shëndetësore

eccbb933-442a-46df-a97e-38da8ce96934-0

Uthulla e mollës trajton probleme të ndryshme shëndetësore. Më poshtë do të lexoni përfitimet që vijnë nga përdorimi i saj.

Problemet me tretjen

Paaftësia e trupit të tretë siç duhet ushqimin e konsumuar, ju çon në tepricë acidi, fryrje, vjellje, kapsllëk, dhe pagjumësi. Konsumi i një përzierje: një lugë çaji mjaltë, një lugë çaji uthull molle dhe një gotë ujë i ngrohtë gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur do t’ju japë efekte të mira.

Lufton obezitetin

Konsumimi i uthullës së mollës do t’ju ndihmojë të luftoni yndyrën dhe t’ju ndihmojë të ndjeheni të ngopur, për shkak të pranisë së pektinit. Sipas një hulumtimi, uthulla e mollës mund të zvogëlojë numrin e kalorive që trupi mund të marrë nga ushqime të larta në niseshte si makarona dhe oriz.

Sheqerin e lartë të gjakut

Ajo nxit ndjeshmërinë e insulinës së trupit dhe ul nivelet e sheqerit në gjak, duke parandaluar diabetin tip II. Ju duhet të  pini 2 lugë uthull molle në mbrëmje para gjumit

Rikthen ekuilibrin në organizëm
Uthulla e mollës do të bëjë bilancin e gjithë sistemit tuaj të brendshëm trupor. Ajo e ndihmon trupin të gjejë ekuilibrin, ndihmon trupin të mbajë një nivel të shëndetshëm pH alkalin. Hulumtimet tregojnë se nivelet e larta të acidit ( pH i ulët) çon në mungesë të energjisë dhe probabilitet më të lartë për infeksion.

Astma
Nëse vuani nga astma e kafazit të kraharorit, duhet fërkuar me uthull molle, e nëse lëkura është e ndjeshme, uthullën duhet ta zbutni me ujë. Me uthull molle bëhet edhe avullimi i gjoksit te rastet e vështira të ngufatjeve astmatike

Ftohjet
Për ftohjet e ndryshme që përcillen me kollë të fortë çdo dy orë merret nga një lugë të tretjes: lëng të freskët të gjysmë limonit, sasi e njëjtë uthulle molle, një lugë mjaltë bagremi dhe një lugë glicerinë. Të gjitha këto përzihen derisa të fitohet shurupi, i cili është edhe mjaft i shijshëm. Kjo përzierje përdoret gjatë 11 orëve. Ndërsa në rastet e kollitjes intensive duhet të merret një lugë shurup në çdo dy orë, kurse natën dy herë nga një lugë.

Përfitim për sistemin limfatik
Kjo uthull ndihmon për të depërtuar mukozat në të gjithë trupin dhe të pastruar nyjet limfatike. Hulumtimet tregojnë se ajo mund të ndihmojë kundër alergjisë,  për shkak të aftësisë së saj për të reduktuar bllokimet e mukozave dhe sinusit.

Pin It