Uzbekistan, deti i tharë e lë qytetin pa port

1-640x603

Në veri të republikës autonome Karakalpakstan, në Uzbekistan të shfaqet një pamjë e çuditshme. Rrethuar nga rëra, anijet e peshkimit qëndrojnë të bllokuar në shkretëtirën, më shumë se 100 km nga deti.

Moynaq ishte dikur një komunitet i lulëzuar peshkimi në brigjet jugore të Detit Aral. Por tani uji është zhdukur dhe gjithçka që ka mbetur është një qytet i shkretë që ndihet shumë larg nga pjesa tjetër e botës.

Aral dikur ishte liqeni i kripur i katërti në botë me një sipërfaqe prej përafërsisht 68.000 km.2, që shtrihej nga Kazakistani në veri, deri në Uzbekistan në jug. Por në vitet 1960, kur sundimtarët sovjetikë devijuan rrjedhën e dy lumenjve që e furnizonin atë, me qëllim që të zhvillonin industrinë e prodhimit të pambukut në rajon, niveli i ujrave nisi të ulet. Niveli i kripës gjithashtu u rrit në mënyrë drastike, duke vrarë shumicën e peshkut që mbeti. Gjatë 50 viteve të ardhshme, kjo fatkeqësi e tmerrshme mjedisore bëri që deti, i madh Aral, të tkurret në vetëm 10% të ish-madhësisë së tij.

“Këtu nuk mund të bësh asnjë gjë. Nëse je i ri duhet të largohesh. Ironikisht, shumica e njerëzve që jetojnë këtu, punojnë shumë dhe me paga të ulëta, në industrinë e prodhimit të pambukut dhe është pikërisht kjo industri që shkaktoi tragjedinë tonë”, rrëfen Mirbek, 24 vjeç.

Sot qyteti i përgjumur i Moynaq është i populluar kryesisht nga barinj, punëtorë pambuku dhe të moshuari, që u duhet të kujdesen për nipërit e tyre, prindërit e të cilëve kanë lënë qytetin për të gjetur punë.

2-640x634

4-640x610

3-640x623

1476472048_7-1024x576

7-640x617

6-640x622

Pin It