Vendi që kujdeset për të ardhmen

japoni

Në Japoni…

Ai që vjen herët në punë e lë makinën e tij në parking, me qëllim që ata që vijnë më vonë të kenë mundësi të arrijnë orarin e punës pa probleme!

Në hyrje të Tokios ndodhet një banderolë e madhe në të cilën shkruhet: “O njeri, mendo për të shpikur diçka të re!”

Fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë mësojnë një lëndë që quhet ”Rruga për tek Morali”.

Në të nxënësit mësojnë edukatën dhe mënyrën se si të sillen me të tjerët!

Nga klasa e parë deri në klasën e tetë nuk ka ngelje në klasë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit, jo thjesht mësimdhënia!

Edhe pse japonezët janë nga njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbëtorë, që kujdesen për punët e shtëpisë, siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë ata që kujdesen për shtëpinë dhe fëmijët!

Nxënësit bashkë me mësuesit e tyre pastrojnë shkollën çdo ditë nga çerek ore. Kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që tregon kujdes ndaj pastërtisë!

Nxënësit marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!

Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysmë ore para nxënësve për të qenë të sigurt në sigurimin e ushqimit që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe për këtë qëllim është e rëndësishme ruajtja e kujdesi ndaj tyre!

Pastruesit e rrugëve në Japoni quhen ”inxhinierë të shëndetit”. Paga e tyre varion nga 5000 deri në 8000 dollarë amerikan në muaj. Para se të pranohen në punë ata duhet t’i nënshtrohen disa testeve me shkrim dhe me gojë!

Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restorante dhe vende të mbyllura, dhe në vend të ”silent” është shkruar ”moral”!

Çdo person që shkon për të ngrënë në restorant nuk merr më shumë se sa ka nevojë dhe asnjëri nuk lë ushqim në pjatë!

Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite. Kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për sekondat, minutat dhe orët!

Pin It