Evertoni me një këmbë në finale

Everton+v+Manchester+City+Capital+One+Cup+GQqBRDRPi3ux

Evertoni ka fituar ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupën e Ligës kundër Manchester Cityt me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte e heshtur deri në minutën e 45-të, ku mbrojtësi argjentinas, Ramiro Mori, i dha epërsinë vendasve.

Në pjesën e dytë të ekipet u treguan të rrezikshme dhe kështu City në minutën e 76-të barazoi rezultatin me anë të Jesus Navas.

Por, vetëm pas dy minutash, sulmuesi në formë Romelu Lukaku i dha epërsinë për herë të dytë Evertonit dhe në fund fitoren.

Ndeshja e dyte luhet më 27 janar në Etihad Stadium.

Pin It