Ronaldo duhet të ketë frikë nga Zidane

zidane-cristiano-ronaldo

Në një deklaratë për median ish-trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara mendon se Cristiano Ronaldo duhet të ketë frikë nga Zidane.

E gjithë kjo pasi francezi 43-vjeçar do të ketë gjithë mbështetjen e klubit sepse Zidane është legjendë e mbretërve dhe gëzon mjaft respekt.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo do të duhet të ndihet i frikësuar nga Zidane, pasi tani rregullat ndryshojnë.

“Edhe pse për momentin ka besimin e plotë të stafit të klubit, Zizou është legjendë e vërtetë e Realit dhe kjo do ta bëj të ndihet më rehat në vendimet e tij”.

“Natyrisht që ky është një rol i ri për Zidane. Francezi, ndeshje pas ndeshje, do të fitojë besimin e tyre”, tha Ferarra.

Pin It