Rrezik për rrëshqitje dherash, Drejtoria e rrugëve në terren

rreshqitje-toke

Në Xibrakë, në vendin e quajtur ish magazinat e Rezervave të Shtetit, rruga është bllokuar totalisht. Policia po bën të mundur largimin e mjeteve larg zonës së rrezikut, pasi ka sërish rrezik për rrëshqitje dherash.

Drejtoria e rrugëve dhe firma kontraktuese janë njoftuar për të bërë të mundur hapjen e rrugës. Ndërkaq, e bllokuar për pak kohë ka qënë dhe rruga Elbasan- Gramsh, por tashmë është bërë i mundur një kalim provizor për zhbllokimin e saj.

Pin It