Guardiola plane për skuadrën më të fortë

guar

Strategu spanjoll do të largohet nga Bayern Munich këtë verë dhe pritet ta zëvendësojë Manuel Pellegrinin në Etihad Stadium.

Pep Guardiola thuhet se ka një plan trevjeçar për ta bërë Manchester Cityn ekipin më të fortë në botën e futbollit.

Lionel Messi është objektivi numër një i Guardiolës, ndërsa në mendje ka edhe tre futbollistë që do të donte t’i transferonte nëse merr besimin e Cityt.

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, i cili nuk ka luajtur nën drejtimin e Guardiolës, mbetet në top-listën e Cityt dhe mund të largohet nga kampioni italian për një shumë të majme të parave.

Gjithashtu në radarin e spanjollit është edhe David Alaba dhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, të cilët janë kërkuar edhe në vitin 2012 dhe 2014 nga ana e sheikëve të Cityt, por me ardhjen e mundshme të Guardiolës, besohet se kjo dyshe mund t’i bashkohet Manchesterit.

Pin It